TIRANË- E trishtë në Tiranë. Një i ri humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. I riu me iniciale E. D. 32 vjeç, ka ndërruar jetë në banesën e tij.

“Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën”,njofton policia.