VLORË- Një person i plagosur me thikë ka mbërritur i plagosur në spitalin e Vlorës, paraditen e kësaj të shtune. Mësohet se plagosuri është një 33-vjeçar, i identifikuar si Albano Meçorapaj.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i riu është përfshirë në një sherr për motive banale pas një konflikti të çastit dhe është plagosur me thikë. Nuk dihet ende se kush është autori, ndërsa policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e tij.





