Luiz Ejlli gëzonte një miqësi të mirë me Arbanën dhe Eduartin, por këngëtari ka habitur me lëvizjen e tij të papritur në Instagram ku ka hequr nga lista e ndjekësve çiftin.

Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”. Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës. Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Madje aq e papritur dukej kjo lëvizje e Luizit, sa që edhe vetë çifti nuk e ka kuptuar, deri kur doli lajmi. Kjo për faktin se si Arbana ashtu edhe Edi, vijonin ta ndiqnin, ndonëse ky i fundit i kishte larguar.

Sipas Panorama plus, në rrjet po përflitet se çifti janë shprehur kundër idesë që këngëtari të vinte si opinionist në edicionin e ardhshëm të Big Brother.

Ndonëse është ende herët të flitet për pozicionet e reja, thuhet se është kjo arsyeja që ka çuar në reagimin e menjëherëshëm të Luizit.