KOSOVË- Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës në Zveçan. Disa prej sulmuesve janë vrarë, derisa deri tani sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës janë tre të vrarë, një sulmues i arrestuar dhe katër të tjerë të arrestua.
Grupi kriminal i armatosur i përbërë prej mbi 30 personave ishte pozicionuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan dhe kishte shfrytëzuar edhe objekte të tjera private, prej nga ka sulmuar Policinë e Kosovës.
KFOR-I ka dalë me një reagim se janë në afërsi të Banjskës dhe se janë në gatishmëri të përgjigjen nëse shfaqet nevoja, duke theksuar se Policia e Kosovës janë përgjegjësit e parë.
Pritet që në orët në vijim të ketë një informacion zyrtar sesa persona janë vrarë e sa janë arrestuar.





