Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rrëshen.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetuar i vdekur një shtetas i identifikuar si Martin Bardhi.
Deri më tani ende nuk ka detaje mbi ngjarjen, teksa policia ndodhet në vendin e krimit dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.





