Ditën e sotme u vra me armë zjarri Martin Bardhi, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga paraburgimi. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, trupi i viktimës është ende i shtrirë në tokë.
Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.
Rrëshen/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.





