TIRANË-Një megaoperacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit për zbardhjen e vrasjeve të bujshme në vend, dhe shkak u bë dëshmia e të penduarit të drejtësisë.

Gjashtë vrasje janë zbardhur nga policia dhe prokuroria pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka nxjerrë emrat e vrasësve të pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut. Vrasjet kanë ndodhur në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.

PO CILAT VRASJE KA ZBARDHUR TAFANI?

Fridmand Xhaferraj në Korçë

Ai u vra dhe u hodh në rezervuar në verën e vitit 2021. 25-vjeçari Fridman Xhaferri, banues në fshatin Plug të Lushnjës, u gjet i vdekur në një rezervuar në Korçë, me plagë të mëdha në kokë. Për ngjarjen është arrestuar shtetasi Kristi Bixheku, ndërkohë që policia shpalli në kërkim Lulzim Spahinë. Bixheku nuk e pranoi asnjëherë krimin, ndërkohë që ngjarja dyshohej për prishjen e pazareve të drogës. U

Çajup Selimi në Tepelenë

Çajup Selimi, 52-vjeç u ekzekutua po në të njëjtën periudhë kohe me Xhaferrajn. Ai u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, në afërsi të banesës së tij. Ngjarja edhe pse kishin kaluar dy vite rezultonte e pazbardhur.

Alban Semaku alias Elton Mermali në Peqin

Alban Semaku njihej në qytetin e Lushnjes si “Kinezi i Aldo Bares”. Pasi nuk ishte kthyer në banesë, nëna e tij e kishte kërkuar në Policinë e Shtetit, por në fakt i gjeti vetëm kufomën të birit. Ai u ekzekutua në Peqin, më 17 tetor të vitit 2021, duke rindezur edhe njëherë përplasjet në bandën e Lushnjes. Alban Semaku, gjithashtu i njohur me emrin tjetër Elton Mermali, vrau Bledar Haxhiun, të afërmit e Laertit.

Albi Bashaliu Elbasan

Vrasja ndodhi në fund të Dhjetorit të vitit 2021, ndërsa asokohe për ngjarjen u arrestua edhe djali i xhaxhait të viktimës, i cili dyshohet se kishte ndihmuar autorët që të largoheshin pas vrasjes. 41 vjeç u arrestua së bashku me fqinjin e tij Mikel Xhaja 30 vjeç, ndërsa akuza për të dy ishte ajo e përkrahjes së autorit të krimit.

Lulzim Qorri dhe Dikens Halili në Greqi.

Qorri është vrarë në qendër të Athinës në Dhjetor të vitit 2018, ndërkohë që ngjarja u raportua nga mediat e vendit fqinj si një përplasje për çështje droge.