SLLOVAKI- Në rrjet po qarkullojnë disa foto, ku shihet se një qen ka marrë në drejtim timonin e një makinë në Sllovaki. Qeni është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa ishte ulur në sediljen e shoferit të makinës.
Pronari i makinës u justifikua se qeni i është hedhur papritur në prehër dhe për këtë arsye në foto duket se i ka zënë vendin timonit të mjetit.
Një version i cili megjithatë nuk i bindi oficerët e fshatit Sterusy, në veri-lindje të kryeqytetit sllovak Bratislava, sipas të cilëve pamjet tregojnë se nuk do të kishte pasur lëvizje të papritur brenda makinës dhe kështu gjobitën pronarin e makinës.
