FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar në Fier për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Mësohet se i riu duke lëvizur me makinën e tij në gjendje të dehur ka përplasur një makinë tjetër. Pas përplasjes, i riu u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në Patos, pasi në qytetin e Patosit duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe është larguar nga vendngjarja.





