VLORË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një makinë e Policisë së Kufirit është përplasur me një mjet tip “Range Rover’.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ndërsa bëhet me dije së është plagosur efektivi, i cili është marrë nga ambulanca. Raportohet se ka qenë makina e policisë e cila ka goditur nga pas “Range Rover”-in.
Sipas burimeve nga policia, shoferi i “Range Rover”-it ishte nën efektin e alkoolit.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin e Policisë Kufitare Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë, shtetasin A. I.
Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





