TIRANË- Një hajdut i maskuar si korrier ka grabitur një kasafortë në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë. Në videon e pubikuar nga Balkanweb, shihet hajduti, i maskuar me skafandër në kokë dhe në duar mban një buqetë me lule dhe një valixhe, të cilën e ka përdorur për të kryer vjedhjen.

Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve. Në zbritje, pasi ka kryer vjedhjen, ai duket që po tërheq valixhen me vështirësi.