TIRANË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë. Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku mes tyre ishte dhe një efektiv i forcave operacionale ‘Shqiponja’.

Sherri ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që efektivi ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Ndërkohë që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.