BALTIMORE- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë një kampusi të Universitetit të Baltimores të martën mbrëma. Sipas mediave të huaja, 4 persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e bregdetit lindor.

Departamenti i Policisë së Baltimores (BPD) njoftoi se ndërhyri për të kontrolluar një situatë të krijuar nga një person i armatosur që hapi zjarr ku u konstatuan 4 të plagosur.

Morgan State është një universitet historikisht kryesisht afrikano-amerikan. Aktualisht, ajo ka rreth 9,000 studentë.