SHBA-Një video tronditëse po qarkullon në rrjet orët e fundit, ku tregohet vrasja gjakftohtë e aktivistit dhe poetit amerikan Ryan Carson nga një i panjohur në një rrugë në New York.
Siç shihet në pamjet, viktima është ulur në një stol dhe bisedon me të dashurën e tij. Pak metra para tyre, një burrë fillon të godasë makinën e parkuar në trotuar. Papritut i tërbuar, ai kthehet në anën e 32-vjeçarit dhe e pyet atë “Çfarë dreqin po shikon?”.
Më pas aktivisti i përgjigjet “Nuk po shikoj asgjë” dhe kalon mes të dashurës së tij dhe burrit të tërbuar, i cili fillon t’u afrohet me kërcënime. Sulmuesi më pas fillon ta ndjekë aktivistin, duke tundur një thikë, ndërsa e dashura e tij, e cila vrapon pas tyre, dëgjohet duke bërtitur “Të lutem, të lutem, të lutem!”, shkruan “Protothema”.
Ndërsa tenton t’i largohet, Carson bie në stolin ku ishte ulur më parë dhe sulmuesi i kap xhaketën dhe e hedh në tokë, duke e goditur disa herë me thikë në gjoks. Më pas vrasësi godet me shkelma trupin e pajetë të 32-vjeçarit dhe largohet.
Sulmi vdekjeprurës ndodhi herët të hënën e kaluar në Lafayette Avenue, disa blloqe larg stacionit të trenit Bedford-Nostrand në New York, ku çifti kishte zbritur nga metroja gjatë kthimit nga një dasëm, tha policia. Pasditen e së martës nuk kishte asnjë të arrestuar për krimin e rëndë, megjithatë autori është në kërkim.
https://twitter.com/i/status/1709321070447362441
