Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur çështjen për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
GJKKO ka shpallur fajtor Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, duke i dënuar me nga 10 vite burgm por më gjykim të shkurtuar do të vuajnë vetëm 6.8 vite burg.
Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 8.6 vite burg, por do të vuaj vetëm 5.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga akuzat.
Vendimet:
Stela Gugallja 4.8 vite burg
Pellumb Abeshi 2.8 vite burg
Bardhyl Cabiri 2 vjet burg
Jonida Zeqo 2.8 vite burg
Serafin Papa 1.4 burg





