KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se një makinë tip Citroen ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Vithkuq, Korçë, shtetasi M. H., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Panarit, pasagjere në këtë automjet, të cilat u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin M. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.