ITALI- Një mjek shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzën e rëndë për abuzim seksual përfshirë edhe me të mitur, raportojnë mediat e huaja.

44- vjeçari është arrestuar në provincën e Brescias, ndërsa hetimi që çoi në këtë arrestim u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Brescias dhe filloi në korrik. Ishte nëna e një pacienti ajo që mësoi fillimisht për abuzimin e dyshuar seksual të ndodhur gjatë trajtimeve osteopatike. Më pas dëshmitë e të miturit çuan në zbulimin e tmerrshëm.

Policia po kërkon viktima të tjera të mundshme të abuzimit të dyshuar të kryer nga mjeku, duke hetuar edhe jashtë zonës së Brescianos.