Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditët e fundit në kryeqytet, ku i përfshirë është një shoferët i një kompanie që ofron shërbim taksie.
Një turiste franceze ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga shoferi, gjatë udhëtimit të saj me taksi nga Tirana drejt Vlorës.
Në rrëfimi ne saj, turistja tregon se shoferi fillimisht ka nisur ta prekë e më pas ka ekspozuar organin e tij gjenital, duke bërë gjeste.
Turistja tregon se i kërkoi shoferit të ndalonte dhe ta lërë që të zbresë por ishin në autostradë dhe nuk mund të ndalonin. Më pas ata ndalojnë pranë një karburanti, ku e tronditur turistja i kërkon që të nxjerrë valixhet nga makina. Shoferi i pashqetësuar për ato që kishte bërë, i kërkon 20 euro për rrugën por turistja i thotë se nuk mund t’i japë pasi ai nuk e dërgoi në vendin ku donte e mbi të gjitha e ngacmoi seksualisht.





