IZRAEL- Një “breshëri” sulmesh me 150 raketa ndodhi të shtunën mbrëma nga Gaza në Tel Aviv. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamasi, ndërsa është shprehur se ishte një kundërpërgjigje ndaj raketës që shkatërroi më herët një kullë 11-katëshe në Rripin e Gazës. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zhvillimet e tmerrshme mes Izraelit dhe Hamasit.
Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.
Latest footage:- Missile strike from Gaza heading towards central Israel.#israel #hamas #Palestine #اسرائیل #حماس #فلسطين #طوفان_الأقصى pic.twitter.com/COwiwnFeRJ
— Haider Saeed (@haidersaeedpti) October 7, 2023
