Rrihet me sende të forta një i mitur në Korçë.

I mituri F. V 14 vjeç është konfliktuar me disa persona të cilët më pas e kanë goditur mje sende të forta.

Si pasojë e plagëve të marra, 14-vjeçari ka përfunduar në spitalin e Korçës ku po merr mjekim.

Policia vendore informon se ‘mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’.