Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë të ndaluara me Kodi Penal dhe dënohen me ligj.

Çdo individ që kryen akte seksuale me anëtarë të familjes së tyre, përfshirë paraardhës ose pasardhës, motra ose vëllezëra, nipër ose mbesa, rrezikon ndëshkimin me burg.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi në stacionin e Policisë në Ferizaj, ku një adoleshente ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur me vajzën e xhaxhait të saj.

Burimet e Prokurorisë kanë ofruar detaje të rastit, të cilat kanë të bëjnë me një 16-vjeçare që ka zgjedhur të raportojë një ngjarje që pretendohet të ketë ndodhur në vitin 2021.

Bazuar në dëshminë e adoleshentes, dy vite më parë ajo dhe vajza e xhaxhait të saj, tashmë 26 vjeç, janë përfshirë në marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë së tyre.

Sipas të dhënave, e mitura ka pohuar se ky veprim është bërë me dëshirën e saj, jo vetëm një herë, por edhe në raste të tjera.

Mbi këtë denoncim, autoritetet kanë reaguar menjëherë, duke ftuar të dyshuarën për të dhënë shpjegime rreth pretendimeve të kushurirës së saj adoleshente.

Në këtë moment, 26-vjeçarja ka mohuar veprën për të cilën është akuzuar.

Prokuroria e Shtetit ka vendosur që të miturën ta dërgojë për një ekzaminim gjinekologjik dhe pas marrjes së rezultateve, do të merren veprimet e nevojshme.

Gjithashtu, ndaj të dyshuarës është nisur një hetim penal me akuzën e “Dhunimit,” dhe autoritetet kanë urdhëruar një hetim të plotë për të zbardhur të gjitha rrethanat në të cilat supozohet se ka ndodhur kjo ngjarje.JOQ