IZRAEL- Mijëra palestinezë iu drejtuan jugut një ditë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për një sulm të fuqishëm në veri të Gazës. Para urdhrit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë ishin zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës.
Izraelitët nisën një bastisjen Gaza dhe deri më tani raportohet për rreth 2000 të vrarë, qëllimi i tyre është të eliminojnë terroristët dhe bazat e tyre në këtë zonë. Ushtria izraelite raporton se ka indicie për gjetjen e 120 izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit. Po ashtu janë bombarduar pozicionet e Hezbollahut në Liban . Arabia Saudite dhe Kuvajti “kategorikisht” refuzojnë të evakuojnë civilët.
SHBA avionët luftarakë amerikanë F-15 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, si pjesë e përpjekjeve të SHBA për të “forcuar pozicionin e saj dhe për të përmirësuar operacionet ajrore në të gjithë rajonin pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit”.
