MALËSI E MADHE- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Koplik, ku për pasojë një i moshuar 77 vjeç ka humbur jetën. Policia thotë se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka përplasur për vdekje të moshuarin në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





