Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar Kosovën për mos heqjen e vizave ditën e sotme. Në një konference për mediat, bashkë me kryeministrin Edi Rama, Macron ka deklaruar se kanë pezulluar vizat për Kosovën dhe u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog. Kjo deklaratë e Macron ka sjell shumë reagime në vend si dhe në Kosovë. Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat theksoi se priste nga Macron që të vendoste sanksione ndaj Serbisë dhe jo të dënonte viktimën. Pas deklaratës së Macron ka reaguar edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, duke ironizuar me flamurin francez. Por zyra e Pallatit Elsyee, ka shpjeguar deklaratën e Macron, duke theksuar se është një proces teknik dhe nuk mund të merret pa u biseduar me partnerët evropianë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk dëshiron të komentojë faktin se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 1 janar, raporton rts.rs.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada” – tha Vuçiç.

Vuçiç duke folur nga Kina theksoi se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë me përpjekjet e saj për t’i zgjidhur gjërat përmes dialogut.