ELBASAN-Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Shënkolli’ ku 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa 2 prej shoferëve janë plagosur. Gjendja e tyre është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesi i tretë është shoqëruar në polici.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale. Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





