Së fundmi ka qënë Ronaldo Sharka, ai që ka “sulmuar” Olta Gixharin, e cila është ulur në karrigën e jurisë së “DWTS”, në lidhje me komentet e saj për peshën e moderatorit.

Pavarësisht se BBV ka përfunduar, ish banorët vijojnë ende të kenë përplasje dhe inate të vjetra me njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qënë Ronaldo Sharka, ai që ka “sulmuar” Olta Gixharin, e cila është ulur në karrigën e jurisë së “DWTS”, në lidhje me komentet e saj për peshën e moderatorit.

“Olta, kjo grua bullizuese, e cila ka fobi njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë disa kilogramë të tepërta”, ky është shkrimi që Sharka ka shkruar bashkangjitur një videoje ku shfaqet Olta teksa komenton ushqimin që Ronaldo ka konsumuar para spektaklit.

Por Ronaldo nuk është ndalur me kaq. Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga puntata e tretë e “DWTS”, Ronaldo ka vijuar postimet e njëpasnjëshme, duke u shprehur i lumtur për faktin se është bëri zëri i shumë njerëzve që bullizohen gjatë gjithë kohës për ushqimin.

“Jam i lumtur që këto ditë ndër të tjera, kam qënë zëri i atyre njerëzve, që janë shumë në fakt, që bullizohen gjatë gjithë kohës për ushqimin: pse ha, shiko sa je bërë, o lopë etj. Unë do vazhdoj të jem zëri juaj. Askush nuk ka dëshirë të jetë i shëndoshë apo i dobët”, shkruan Ronaldo.

Ndërsa në një tjetër postim, ai shton: “Kam një pyetje. Shumë prindër vuajnë nga fakti se kanë fëmijë mbipeshë dhe janë në luftë të përditshme me bullizimin. Si ndihen ato vallë kur dëgjojnë një Olta në ekran që tallet me “mbipeshën?”

Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga ana e Oltës lidhur me këto postime të njëpasnjëshme të Ronaldos por ajo që mund të themi me bindje, është fakti që programi i sotëm i “DWTS” do të vijë me “gjakra” të nxehtë.