SPANJE – Emisioni televiziv në Spanjë po provon të jetë përpara të gjithëve për sa i përket ekskluziviteteve. Dhe këtë të hëne, programi Antena 3 ka kontaktuar me kreun e një bande hajdutësh të shtëpive luksoze.

“Isha unë ai që grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali. Unë isha ai që grabita Johan Cruyff në Barcelonë”,- ka thënë ai, duke i lënë pa fjalë bashkëpunëtorët dhe prezantuesin.

Shefi i bandës nuk kishte frikë nga asgjë, në fakt është në kërkim. Në lidhje me grabitjen e Benzemës, ai ka theksuar se “ishte koha për t’u bërë”.

Më pas, ai ka treguar procedurën që kryen, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit. “Pasi e kam gjetur, e ndjek, e ndjek, mund të kalojnë muaj… Derisa gjej rastin të mos ketë njeri brenda”.

Në të njëjtat linja, ai shpjegoi se nuk mund të veprojë i vetëm: “Unë nuk mund të gjej asnjë objektiv në Spanjë, nëse dikush nuk vjen të ma thotë,” rrëfeu ai.

Për rritjen e vjedhjeve, ai nuk është ndalur dhe e ka bërë të qartë arsyen: “Në rrjetet sociale po kërkojnë ora 300 mijë euro, 500 mijë euro, një milion, çmimi i arit është rritur aq shumë sa një kilogram flori vlen më shumë se një kilogram koka”.

Më në fund, hajduti është treguar arrogant dhe i sigurt: “Nuk ka njeri që mund të më ndalojë dhe asgjë që mund të më rezistojë”.