KOSOVË-Një aksident mes dy automjetesh është raportuar se ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se në aksident janë të përfshira dy makina, ku një prej tyre ishte e KFOR-it.
“Në ora 15:18 policia është njoftuar për një aksident në Leshan të Pejës. Dy automjete janë të përfshira. Njësitet kompetente janë në vend të ngjarjes, ndërsa nëse ka të lënduar apo deri tani nuk kam informacione”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se ende nuk ka informacione për gjendjen e personave të aksidentuar, ndërkohë në fotot e publikuara shihet një pjesëtare e KFOR-it e lënduar.





