KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksin rrugor Frizaj-Prishtinë, një person teksa ka qenë duke drejtuar makinën me targa vendore për shkaqe të panjohura është qëlluar me armë zjarri. Pas sulmit, autori është larguar në drejtim të paditur. Aktualisht, i plagosuri është dërguar në spital, aty ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.