SHKODËR- Aksioni i policisë dhe RENEA-së në Shkodër ka rezultuar me një person të arrestuar. Mësohet se në pranga ka rënë një 43-vjeçar me emrin Balil Murataj.
Murataj ka qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në ajër. Pas sinjalizimeve nga banorët policia nisi aksionin për arrestimin e tij ndërsa në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA.





