TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një 49-vjeçar nën efektin e alkolit ka lagur me benzinë veten dhe bashkëshorten dhe më pas ka tentuar të largohet me makinë por është përpasur me një mur rrethues. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në rrugën ‘Vangjel Noti’. Gjatë kontrollit fizik të 49-vjeçarit policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).