ANGLI – Me një gol dhe një ‘farë asistimi’ kundër Toulouse, nuk është e paarsyeshme të thuhet, se Darwin Núñez, ishte një nga figurat në ndeshjen e kësaj të enjteje të Liverpoolit për Europa League.
Sulmuesi uruguajan, i cili në verën e vitit 2022 u largua nga Benfica për të “Reds” në këmbim të 75 milionë eurove, shënoi golin e parë në minutën e 34-t, duke lënë rezultatin 3-1 dhe në pjesën e dytë u afrua shumë për të shënuar një gol të dytë, por përfundoi duke e humbur atë.
Sulmuesi 24-vjeçar u ngrit me shpejtësi, kasloi një mbrojtës të Toulouse, e shtriu portierin në fushë dhe me portën e bosh gjuajti drejt e në shtyllë. Në mënyrë kapriçioze topi përfundoi në këmbët e Gravenberch, i cili gjuajti për 4-1.
That Darwin Núñez open goal miss 🤯
Luck it turned out to be an unbelievable assist for Ryan Gravenberch 🔥😂
— football b*stards (@FootballBstards) October 27, 2023
