Ish-deputeti Mark Frroku, është mes personave që u arrestua për konfliktin e një prone te Kepi i Rodonit.
8 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me këtë konflikt, i cili nisi mes banorëve të zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike.
Të arrestuarit e tjerë janë Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.
Sherri nisi pasi përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.
Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë prone.
Konflikti degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në vendngjarje policia gjeti edhe një gëzhojë.
https://youtu.be/ZOO-RquvI9k





