TIRANË- Etleva Bodi, 31-vjeç, nënë e 4 fëmijëve ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj.
I hidhëruar për vdekjen e të motrës, Erjon Kanolja u kërkon ndihmë shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të saj. Vëllai i viktimës tregon se është lajmëruar nga nipi vetëm 13 vjeç për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar “Daja, hajde shpejt”.
Përmes një ‘Gofoundme’, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur, të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.
“Quhem Erjon kanolja ,Ngjarje e rende qe ndodhi mbremjen e 27 Tetorit ne Savona te Italise, i mori jeten motres time te pafajshme ETLEVA BODI e cila u be viktime e bashkeshortit te saj dhe episodeve te tij te semura te xhelozise.
Lajmerohem ate mbremje nga nipi im i cili eshte vecse nje femije 13 vjec :” Daja, hajde shpejt , ishte thirrja e tij.
Forcat policore dhe mjeksore dhane maksimumin e tyre per te shpetuar jeten e motres sime por ajo e pati te pamundur te mbijetonte per shkak te traumes qe pesoi dhe nderroi jete mbremjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 femije ku me i madhi prej tyre eshte vecse 13 vjec. Te 4 keta femije tani jane ne dore te drejtesise Italiane dhe fatit pasi e ema e tyre nderroi jete dhe i ati i tyre gjendet nen arrest. Ne bejme thirrje te gjithe shqiptareve dhe personave te ndjeshem ndaj kesaj fatkeqsie qe na ka ndodhur te na ndihmojne sadopak te sjellim trupin e pajete te motres sone ne Shqiperi dhe gjithashtu ndihme sadopak per rehabilitimin qe do tu behet 4 femijeve te saj te mitur qe ajo la pas. Nje ngjarje e tille na ka lene te shokuar dhe te mpire, te paafte per te pranuar realitetin. Nje ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thelle ne shpirt dhe do mbetet traume e perjetshme si per ne ashtu dhe per femijet qe kane qene prezent ne skene dhe momentin e tentatives se vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni te sjellim trupin e saj te pajete dhe ti rehabilitojme keta 4 femije jetim!”, thuhet në njoftimin e vëllait të 31-vjeçares.
Si ndodhi ngjarja?
Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre. Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh. Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.





