Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se 33-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit teksa ka qenë duke udhëtuar në autostradë, dhe për pasojë ka rënë në një kanal. Ai ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.