Një 47-vjeçar shqiptar që ishte zhdukur të dielën e kaluar nga Comunanza, Itali u gjet i pajetë pranë liqenit Gerosa.

Lorenc Ferraj, 47-vjeçari shofer kamioni me origjinë shqiptare ishte larguar nga shtëpia pas një debati të ashpër me gruan e tij.

Menjëherë pas raportimit, që ndodhi rreth dy ditë pas zhdukjes, nisën kërkimet të cilat më 1 nëntor u përqendruan në Montegallo, pikërisht midis fshatrave Uscerno, Meschia dhe Propezzano, në provincën Ascoli Piceno.

Policia dhe vullnetarët, të ndihmuar nga qentë, një dron i pajisur me kamera termike që i përkasin shërbimit rajonal dhe i specializuar për shpëtimin në mjedise të papërshkueshme, kontrolluan të gjithë zonën alpine, e karakterizuar nga pyje të dendur dhe shkëmbinj.

Kërkimet vazhduan për ditë të tëra, të cilat dhanë rezultat vetëm mëngjesin e sotëm kur furgoni i burrit u gjet pranë liqenit Gerosa. Trupi i tij u gjet jo shumë shumë metra larg liqenit.

Me konfirmimin e vdekjes nga mjekja e mbërritur në vendngjarje, operacionet e gjetjes së trupit u ndërprenë. Hetimet u kryen nga Karabinierët e njësisë hetimore Ascoli dhe nga stacioni i Karabinierëve të Comunanza dhe Montemonaco.