DIMAL- Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Automjeti tip Furoristradë ML, me targa AB 040 CM ka dalë nga rruga dhe më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me bordurën e më pas i ka hyrë rotondos sipër.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin mendohet se është bërë shpejtësi me të cilën po qarkullonte i riu, i cili është shoqëruar në polici për t’ju nënshtruar testit të alkoolit