CËRRIK- Përfshihu të miturën në vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Cërrik.
Policia e Elbasanit njofton se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprat penale “Shtytja e të miturit në krim” dhe “Moskallëzim i krimit”, si dhe për një shtetase 11 vjeçe, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Vjedhja”, pasi shtetasi L. D. dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase, gjatë një muaji, ka vjedhur rreth 800 000 lekë edhe 550 euro, në këtë banesë.’





