Aksident i rëndë te Kopështi Zoologjik në Tiranë, vdes në vend një student
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin Arjan Shahaj dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Arjan Shahaj (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





