Porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, arrestohet Dritan Rexhepi në Stamboll. Ai ishte në Stamboll, i kamufluar me pasaportë kolumbiane me emrin Benjamin Garcia.
Lajmi u bë i ditur nga ministri turk i brendshëm, Ali Yerlikaya, i cili njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në operacionin e emëruar “Kartel” në Istanbul.
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu.
Si ndodhi rrëmbimi i Jan Prengës?
Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba-këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.
Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.
Sipas hetimeve, Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që i përkiste Rexhepit e Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.
Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.
Arrestimi i Dritan Rexhepit në Turqi
Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, i akuzuar si kreu i një karteli ndërkombëtar droge. Lajmin e kanë dhënë autoritetet turke, të cilat publikuan edhe pamje nga arrestimi i shqiptarit të shumëkërkuar. Ai mbante pasaporte false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz, është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në qytetin turk nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Ai akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje. Vendndodhja e drejtuesit të kartelit u përcaktua si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga policia turke, Dega Kundër Krimeve Narkotike në Stamboll, Dega e Inteligjencës, Dega Kundër Kontrabandës dhe Kalimit Kufitar të Emigrantëve dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Italiane.
İstanbul’da düzenlenen "KARTEL OPERASYONU" ile İtalya ve Arnavutluk makamlarınca;
???? Kırmızı Bülten’le aranan ve Güney Amerika’dan Avrupa’ya uyuşturucu sevkiyatı yapan "KOMPANİO BELLO" isimli uyuşturucu Kartelinin lideri Dritan REXHEPI yakalandı❗️Aziz Milletimiz bilmesini… pic.twitter.com/4cbWMYNQgg
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 10, 2023





