Gjithçka që duhet të dini për strukturën e re të Champions League, që do të hyjë në fuqi për sezonin 2024/25.
ZVICER – Pas katër raundeve të ndeshjeve në sezonin 2023/24, faza e grupeve të Champions League ka filluar të marrin formë.
Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester City kanë rezervuar tashmë vendet e tyre në raundet e eliminimit dhe duket se do të kryesojnë grupet e tyre në sezonin e fundit të fazës së grupeve me katër ekipe. Pas turneut të këtij viti, do të ketë disa ndryshime të mëdha në strukturën e Champions League, me sistemin aktual të zëvendësuar nga një tabelë e vetme e ligës, me të gjitha 36 skuadrat në garë.
Është një ndryshim i madh për kompeticionin numër një të klubeve evropiane të futbollit. Le të hedhim një vështrim se si do të ndodhin këto ndryshime në 2024/25…
Si funksionon tani Champions League?
Të enjten më 31 gusht 2023, UEFA zhvilloi shortin vjetor të fazës së grupeve për Champions League të UEFA-s. 32 skuadrat kualifikuese u ndanë në tetë grupe me nga katër skuadra.
Para pushimit dimëror të Champions League, secila skuadër do të luajë dy herë me kundërshtarët e grupit, një herë në shtëpi dhe një herë jashtë. Dy skuadrat e para të secilit grup kalojnë në raundin e 16-të; skuadrat e vendit të tretë do të kalojnë në Europa League. Tetë skuadrat që përfundojnë në fund të grupeve të tyre, do të eliminohen nga garat evropiane për sezonin.
Sa skuadra janë në formatin e ri të Champions League?
Kjo është gati të ndryshojë. Formati i ri për Champions League të UEFA-s përmban katër ekipe të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 36, të gjitha në një ligë të vetme.
Brenda kësaj lige skuadrat do të ndahen në katër vazo me nga nëntë. Vazo një do të ketë fituesit në fuqi të Champions League, së bashku me tetë klubet me koeficientët më të mirë.
Job done ✔️#UCL pic.twitter.com/8BNfNXnkhu
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 8, 2023
Si do të funksionojë formati i ri në Champions League?
Gjatë raundit të parë të garës 2024/25 do të zhvillohen tetë ndeshje për çdo klub; katër në shtëpi dhe katër jashtë.
Faza e grupeve do të përfundojë në fund të janarit, në vend të dhjetorit. Në fund të tetë raundeve, tetë skuadrat e para do të kualifikohen drejtpërdrejt në raundin e 16-të.
Skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë në një raund kualifikues me dy ndeshje. Skuadrat e mbetura do të eliminohen.
Nga raundi i 16-të e tutje, gara do të vazhdojë në të njëjtin format si në vitet e mëparshme, me nokaut me dy ndeshje, që të çojnë deri në finale.
Pse quhet modeli zviceran?
Emri, çuditërisht, vjen nga shahu. Në një turne shahu të sistemit zviceran, lojtarët renditen në tabelën e ligës, pavarësisht se nuk luajnë kundër çdo konkurrenti tjetër. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Champions League.
Në Champions League me pamje të re, skuadrat do të luajnë dy ndeshje – një në shtëpi dhe një jashtë – kundër kundërshtarëve nga secila prej katër vazove. Kjo siguron që, ndërsa jo të gjithë do të luajnë me njëri-tjetrin, ata do të kenë pasur një grup afërsisht të barabartë prej tetë ndeshjesh kundër ekipeve me cilësi të ndryshme.
A do të vendosen skuadrat për shortin e ndeshjeve?
Në sezonin 2024/25 skuadrat do të luajnë ndeshjet e fazës së grupeve kundër kundërshtarëve nga e njëjta vazo me to. Kjo do të thotë se ne mund të shohim Bayern Munich dhe Manchester City, duke luajtur kundër njëri-tjetrit në fazat e grupeve, një perspektivë që nuk ka gjasa në formatin aktual.
Çdo ekip në fazën e grupeve të Champions League do të përballet me dy skuadra nga vazo 1, dy nga vazo 2, dy nga vazo 3 dhe dy nga vazo 4.
Pse UEFA ka ndryshuar formatin?
Formati i ri, sipas UEFA-s, është “i dizajnuar për të siguruar të ardhmen pozitive të futbollit evropian në çdo nivel dhe për të përmbushur nevojat në zhvillim të të gjithë aktorëve të tij”.
Finalja e Champions League 2024/25 do të mbahet në “Allianz Arena” në Munich, më 31 maj 2025.
Këto ndryshime rrënjësore nuk kufizohen vetëm në Champions League. Si Europa League, ashtu edhe Conferenca League, do të kalojnë gjithashtu në “modelin zviceran” në vitin 2024.
Kapaciteti i tyre do të rritet nga 32 në 36, ashtu si në Champions League. Në Europa League do të zhvillohen tetë ndeshje në fazën e grupeve, por vetëm gjashtë në Conference League.
