Një rast i rëndë ngacmimi seksual është zbuluar mbrëmjen e sotme në Përmet.
Mësohet se një 14-vjeçare është ngacmuar nga shoferi i autobusit të shkollës 9-vjecare “Kamber Bënja”, ku ajo është nxënëse.
E mitura fillimisht ia ka treguar ngacmimin seksual mësueses së saj, duke treguar se shoferi kishte kohë që e ngacmonte, e madje e kishte prekur fizikisht. Më pas mësuesja, së bashku me prindërit kanë bërë denoncimin në polici. Shoferi i identifikuar si shtetasi Nikolin.J, është arrestuar nga policia.





