SHKODËR-Një 31-vjeçar në Shkodër është marrë në hetim nga policia pas përplasjes me automjet të dy të miturve. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen “Banja e Vogël”, ku personi F.G 31-vjeç përplasi me makinë, dy të miturit të cilët lëviznin me biçikletë, 13 dhe 15 vjeç.

Sipas raportimit zyrtar dy adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër policia ka marrë materialet e nevojshme dhe i ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 31 vjeçarin, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.