U zhvillua në Elbasan aktiviteti i ditëve të hapura për promovimin e Forcave të Armatosura dhe sensibilizimin për rekrutim në Ushtrinë Shqiptare.

Aktiviteti i zhvillua në qendër të qytetit në sheshin ‘Gensher’.

Të pranishëm ishin pushtetarë lokalë dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Kolonel Fadil Ciroku, Komandant i Qendrës së Personelit të Rekrutimit u shpreh se synimi i aktivitetit është për të promovuar Forcat e Armatosura, për të ekspozuar teknikën dhe pajisjet e ushtrisë shqiptare, por njëkohësisht po zhvillohet edhe fushata e e rekrutimit.

Më tej ai nënvizoi se ka pasur interes nga djem e vajza të reja. ‘Gjatë vitit kryejmë rekrutime. Cdo ushtar ka mjaft benefite, ka një profesion, një pagë, mundësi punësimi etj.
Çdo qytetar e gjen informacionin në Ministrinë e Mbrojtjes, por në cdo qytet ne kemi zyrat tona për të suportuar qytetarët deri në përmbyllje të procedurave.

Të rinjtë e interesuar u shprehën se të jesh pjesë e ushtrisë shqiptare në radhë të parë i shërben mbrojtjes së vendit tëndd e pastaj edhe familjes’
‘Më duket dicka interesante. Që të kontribuosh për vendin është gjëja më e mirë që mund të bësh për vedin tënd. Do i motivoj të rinjtë ti bashkohen ushtrisë shqiptare’, u shpreh një i ri.

Aktiviteti pati interes nga qytetarët dhe të rinjtë elbasanas.

https://youtu.be/NT0p8M4CwLk?si=UVKFeETzizmET3Ro