‘Me shkëmbinj mbi kokë’ Banorët e Gjinkar të Përmetit jetojnë me frikë! Gurë të mëdhenj shkëputen e bien në fshatFshati Gjinkar, Përmet
Përmet- Në fshatin Gjinkar të Përmetit 30 familje rrezikohen nga masivi shkëmbor që ndodhet mbi shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë ndërhyrjen e xheniereve të ushtrisë për të kryer shpërthimin e kontrolluar të shkëmbit.
Pak ditë më parë, pjesë nga shkëmbi i madh janë rrokullisur duke përfunduar në një kasolle bagëtish. Për fat të mirë dëmet ishin veçse materiale pasi kasollja shërbeu si barrierë për të mos vijuar rrugëtimin e tij shfarrosës pjesa nga shpella në drejtim të banesave poshtë.
Edhe dy fragmente të tjerë të kanë rënë në pjesë të pabanuara. Rrjedhimisht fati ka qenë me banorët gjinkaras që nuk e kanë pësuar dhe paguar me jetë.
Për këtë situatë, banorët informuan autoritetet vendore të cilat kanë konstatuar situatën në terren dhe vënë në dijeni autoritetet e Emenrgjencave të Përgjithshme Civile.
Valdete Zylfo nga veriu nuse në fshatin Gjinkar, rrëfen momentin e rënies së fragmentit të shkëmbit në kasollen e saj duke e dëmtuar në pjesën më të madhe.
Rrezikojmë shumë. Nëse nuk do e ndalonte kasojlla guri do të shkontë përposhtë. Si i zë gjumi natën ato banorët poshtë nuk e di. Kanë ardhur ti bëjnë foto por kemi frikë” thotë Valdetja.
Disa xhenierë, thonë banorët, kanë ardhur në vendngjarje për të parë nga afër rrezikun që mbart kjo shpellë në krye të Gjinkarit. Po sipas banorëve, xhenierët kanë bërë thjesht fotografi dhe disa matje pa dhënë shpegime të mëtejshme.





