Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.

Sipas policisë shtetasi Bajazit Thaçi, 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.