Minutë pas minute:

30- Moldavia shton presionin, tenton me pasime të shpeshta rreth zonës. Më pas, pretendon për penallti, asgjë nuk ka ka sipas arbitrit skocez, Collum!

25- GOOL! Penallti e fituar nga Seferi. Kontrollohet me VAR dhe akordohet si 11-metërsh i rregullt. Nga pika e bardhë nuk fal Cikalleshi, i cili rikthehet te goli në Kombëtare.

14- Kundërsulm moldav, Berisha ndal Ion Nicolaescu. Topi shkon në këndore.

13- Provon Asllani nga distanca, goditja bllokohet nga muri.

7- Shqipëria del mirë nga krahët, nuk shfrytëzohet si duhet aksioni, prapavija moldave largon topin pasi kuptoi idenë.

6- Mungojnë rastet konkrete, ekipet studiojnë njëra-tjetrën.

1- Nis ndeshja.