SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se një makinë e drejtuar nga një adoleshent ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në përrua.
Nga aksidenti i sotëm, kanë mbetur të lënduar 3 adoleshentë, 14-vjeçar dhe 13-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bajkaj dhe të tre adoleshentët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka bllokuar mjetin e aksidentuar, i cili dyshohet se është në pronësi të një prej prindërve të adoleshentëve të aksidentuar.
Nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj. Tre adoleshente të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet bens kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe janë transportuar në urgjencën e Sarandës. Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë. Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime. Policia ndodhet në vendngjarje.






