Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Kuçovës, ku një 20-vjeçar ka përplasur me makinë këmbësorin 80 vjeç.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit, teksa i moshuari ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është kapur me pasqyrën e makinës dhe ka rënë në rrugë.
80-vjeçari Muharrem Ruçi është transportuar me ambulancë fillimisht drejt spitalit të qytetit të Kuçovës dhe më pas drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se i moshuari ndodhet nën kundesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie të qarkullimit rrugor, për të kryer veprimet hetimore në vendngjarje. 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin, shtetasi R.Z, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me aksidentin.





