Mes kanioneve të famshme të rajonit kurd ne veri të Irakut, gjendet dhe kjo qytezë e çuditshme e ndërtuar në majën e asaj që sot njihet si “mali i prerë”.
Rawandoz ndodhet në verilindje të Kurdistanit, pranë kufirit me Iranin dhe Turqisë.
Por megjithë format e habitshme të relievit vendor të mbushur me kanione, ende nuk ka një shpjegim sesi qyteti është ndërtuar në rrafshin e kësaj strukture të lartë natyrale, që lidhet me nivelin e tokës me anë të 5 kalimeve të lashta. Vendasit e quajnë zonën ‘mal i rrafshuar’ por gojëdhënat vendase thonë se ajo mund të jetë një “trung i lashtë peme gjigante.”
